Smart ForTwo eshte makina perfekte per kedo qe vendos te bleje nje
makine per here te pare. Eshte ekonomike dhe mjaft e sigurte pasi ka shenuar 5
yje ne testet e perplasjes. Eshte shume e lehte per tu parkuar pasi ka nje
gjatesi prej vetem 2.69 metrash. Eshte nje makine qe nuk kushton shume dhe per
kete arsye eshte perfekte per te rinjte qe sapo kane filluar nje pune por qe
duhet te udhetojne per distanca te caktuara. Eshte nje makine dyvendeshe sic
mund ta kuptojme edhe nga vete emri i modelit. Persa i perket llojit te
motorrit ju mund te zgjidhni midis motorreve te ndryshme te benzines duke e
kombinuar kete me kambio manuale apo automatike. Konsumi mesatar i karburantit
eshte 4.1 litra per 100/Km.Mund te jete nje makine shume e mire per brenda
qytetit por jo shume e rehatshme per distanca te largeta dhe sidomos ne
shpejtesi te madhe pasi zhurma qe krijohet nga ferkimi me eren eshte pak
shqetesuese dhe per me teper qe do i duhet rreth 17.5 sekonda per te kapur shpejtesine 100//km, kjo per shkak te motorreve jo shume te fuqishem. Ne teresi
eshte nje makine qe te fal kenaqesi ne pilotim dhe qe vjen me 5 vjet garanci ku
perfshihen edhe kontrollet e pervitshme.Ne qofte se po kerkoni makinen qe do ju
pershtatet juve dhe jo ju asaj, kjo eshte zgjedhja e duhur.

No comments:
Post a Comment