Audi Q3 eshte nje mini SUV (fouristrade) mjaft spacioze dhe ka nje raport te mrekullueshem cilesi cmim. Gjigandi gjerman ka menduar qe kjo makine te jete e pajisur me te gjitha cilesite dhe te mirat qe mund te ofroje nje fouristrade e permasave te medha brenda nje SUV-i kompakt dhe te perballueshem nga shumica e njerezve te cilet duan te ndihen te sigurte dhe te rrethuar nga luksi qe vetem nje kompani gjermane mund t'ju ofroje. Audi Q3 konkuron me rivalet e saj si BMW X1, Mercedes-Benz GLA Class dhe Range Rover Evoque, por cfare e ben kete makine ndryshe nga te tjerat? Kjo makine ofron veshje lekure dhe kondicioner edhe ne modelet e saj standarte ose baze, gjithashtu eshte nje makine te ciles nuk i bie vlera shpejt edhe pse vitet kalojne. Eshte e pajisur me nje mori airbag-esh ku mund te permendim ate qe ndodhet poshte timonit te shoferit dhe qe sherben per mbrojtjen e kembeve ne rast aksidenti dhe airbag-et e pasagjereve te cilet kane nje mbrojtje te dyfishte. Keto jane disa nga gjerat shtese qe jane perdorur ne sistemin e sigurise se udhetareve gje qe e dallon kete makine nga rivalet e saj. Kjo makine ka shenuar 5 yje ne testet e perplasjes, qe eshte maksimumi i sigurise, por s'kishte si te ndodhte ndryshe nga nje makine e cila sigurine e ka ne plan te pare. Ju mund te zgjidhni midis motorrave te naftes dhe atyre te benzines ku mund ti kombinoni sipas deshires tuaj me nje kambio manuale ose automatike. Eshte nje makine shume e rehatshme per rruge te largeta dhe gjithashtu ofrohet edhe me opsionin e sediljeve dhe timonit me ngrohje, per t'ju falur dite te ngrohta gjate dimrit te acarte. Cmimi i kesaj SUV-i fillon nga 27,000 euro, qe duhet thene eshte paksa i larte, por ia vlen nese keni ndermend qe per 10 vitet e ardhshme te jetoni te qete dhe pa shpenzime te tjera ekstra. Ka nje konsum karburanti prej 5.7 litrash per versionin e naftes kambio manuale qe eshte paksa i larte duke marre parasysh qe makinat e reja qe po dalin ne treg po shkojne gjithnje e me shume drejt nje konsumi sa me te vogel te karburantit dhe emetimeve te gazit ne atmosfere. Duhet thene qe eshte nje fouristrade edhe pse nuk ka versionin 4x4 qe mund te jete zhgenjyese per shume bleres por le te themi qe kjo makine eshte per ata qe duan te bien ne sy me nje makine edhe pse vitet kalojne makina mban te njeten bukuri dhe hijeshi sikur ta kishit blere sot.
Saturday, December 19, 2015
Thursday, August 6, 2015
Ford fiesta
Thursday, April 23, 2015
Smart ForTwo
Smart ForTwo eshte makina perfekte per kedo qe vendos te bleje nje
makine per here te pare. Eshte ekonomike dhe mjaft e sigurte pasi ka shenuar 5
yje ne testet e perplasjes. Eshte shume e lehte per tu parkuar pasi ka nje
gjatesi prej vetem 2.69 metrash. Eshte nje makine qe nuk kushton shume dhe per
kete arsye eshte perfekte per te rinjte qe sapo kane filluar nje pune por qe
duhet te udhetojne per distanca te caktuara. Eshte nje makine dyvendeshe sic
mund ta kuptojme edhe nga vete emri i modelit. Persa i perket llojit te
motorrit ju mund te zgjidhni midis motorreve te ndryshme te benzines duke e
kombinuar kete me kambio manuale apo automatike. Konsumi mesatar i karburantit
eshte 4.1 litra per 100/Km.Mund te jete nje makine shume e mire per brenda
qytetit por jo shume e rehatshme per distanca te largeta dhe sidomos ne
shpejtesi te madhe pasi zhurma qe krijohet nga ferkimi me eren eshte pak
shqetesuese dhe per me teper qe do i duhet rreth 17.5 sekonda per te kapur shpejtesine 100//km, kjo per shkak te motorreve jo shume te fuqishem. Ne teresi
eshte nje makine qe te fal kenaqesi ne pilotim dhe qe vjen me 5 vjet garanci ku
perfshihen edhe kontrollet e pervitshme.Ne qofte se po kerkoni makinen qe do ju
pershtatet juve dhe jo ju asaj, kjo eshte zgjedhja e duhur.
Subscribe to:
Posts (Atom)


