
Ford fiesta eshte ndoshta makina e pare qe secili nga ne mund te marre. Arsyeja? Ford fiesta eshte nje makine mjaft ekonomike dhe qe ofron cilesine dhe sigurine e makinave premium te cilat kushtojne disa mijera euro me shume per te mos permendur dhe dyfishin. Cmimi i kesaj makine fillon nga 9.789 euro. Duhet thene qe eshte nje makine mjaft e lire duke marre parasysh te gjitha opsionet qe kjo makine ofron. Ka nje konsum karburanti prej 4.5 L/100km per versionin e motorrit te naftes 1.6L ecoboost ku mund te kombinohet me kambio automatike ose manuale. Fiesta eshte nje makine mjaft komode dhe e rehatshme per distanca te largeta. Nuk duhet lene pa permendur se kjo makine ka nje "mori" opsionesh sigurie, ku mund te permendim 8 airbag-et kryesore te cilet jane te pozicionuar ne krahet e shoferit dhe te pasagjereve te tjere dhe tashme vjen edhe me nje airbag te 9-te i cili ndodhet poshte kembeve te shoferit dhe qe sherben per mbrojtjen e gjunjeve ne rast aksidenti. Persa i perket hapsires ne bagazh duhet thene qe Ford fiesta ka bagazhin me te madh krahasuar me makinat e tjera te te njejtit model dhe c'eshte me e mira kjo hapsire nuk ben kompromis me hapsiren e kembeve te pasagjereve ne sediljen e pasme. Nje lajm i mire per te gjithe ata qe e urrejne parkimin. Me nje pagese extra ju merrni edhe opsionin e parkimit automatik, pra me pak fjale s'ju mbetet gje tjeter vecse te merrni kenaqesine qe kjo makine ju ofron gjate pilotimit.