Sunday, September 7, 2014
Chevrolet Captiva
Chevrolet Captiva SUV eshte nje SUV(fouristrade) mjaft e madhe qe ofrohet me 7 vende ku dy te fundit jane portative.Ka nje larmirshmeri opsionesh per te zgjedhur dhe me nje cmim te perballueshem.Captiva eshte nje makine rivale me Hyundai Santa Fe dhe Kia Sorento,por Captiva eshte me e lire per tu blere dhe me spacioze se keto te fundit. Kjo makine ne vetvete eshte shume e rehatshme ne pilotim madje edhe ne distanca te gjata,por motorri mund te behet shume i zhurmshem ne shpejtesi te medha gje qe mund te shkaktoje shqetesim te shoferi dhe pasagjeret.Bagazhi i ketij SUV-i nuk eshte shume i madh duke marre parasysh qe eshte shtate vendeshe por kur dy sediljet e fundit palosen bagazhi i kesaj makine nuk ka te krahasuar me makinat e tjera te se njejtes kategori.Persa i perket konsumit te karburantit ku mund te dallojme versionin me ekonomik,shkoni per versionin Turbo Diesel qe eshte i disponueshem me 161 ose 181 kuaj fuqi ku konsumi mesatar i karburantit eshte 5.3 l/100 km duke emetuar 164g CO2/km.Duke kaluar te siguria kjo makine nuk ka shenuar piket maksimale te testet e perplasjeve duke marre 4 nga 5 yje gjithsej.Pjesa e brendshme e Captiva nuk eshte e cilesise qe te gjithe presin nga nje makine Amerikane pasi kroskoti eshte prej plastike dhe jo prej lekure apo materjale te tjera qe jemi mesuar te shohim shpesh te makinat europiane,por eshte nje makine shume e leverdisshme qe vjen me 3 vite garanci duke perfshire edhe sherbimet baze vjetore qe u behen rregullisht cdo makine.
Friday, September 5, 2014
Mercedes Benz B-Class
Mercedes Benz B-Class mini MPV eshte nje makine mjaft spacioze.B-Class ka nje numer te pafund opsionesh ku ju mund te zgjidhni dhe ta pershtateni makinen sipas nevojave tuaja personale.Eshte nje makine e cila hyn ne kategorine" LUKSOZE" krahasuar me rivalet e saj te markava te tjera.Ky mini MPV eshte nje makine mjaft ekonomike persa i perket konsumit te karburantit ku mund te dallohet motorri me nafte B180 CDI ECO,ku konsumi mesatar i karburantit eshte 3.2 l/100 km.Nuk eshte nje makine e zhurmshme madje edhe ne shpejtesi deri 120 km/ore pasi dizajni aerodinamik ul ferkimin e eres me "kuverten" e makines.Ju sygjerojme te shkoni per versionin me kambio automatike pasi ju krijon me shume lehtesi ne manovrim.Cilesia e perberjes se dizanjit te brendshem nuk ka te krahasuar.Kroskoti eshte prej lekure pothuajse ne te gjithe versionet dhe gjithashtu mund te zgjidhni te keni edhe nje kompjuter ne bord per t'ju thjeshtuar punen me pjesen e butonave ne kroskot.Mercedes Benz B-Class ka nje cmin me te shtrejte krahasuar me rivalet e saj Ford C-Max dhe Toyota Visto por kjo eshte ne varesi te buxhetit personal dhe te asaj qe klienti vendos te investoje per makinen e tij/saj.Pergjithsisht eshte menduar si nje makine familjare pasi hapesira e bagazhit s'ka te krahasuar me makitat e tjera te po te njejtes kategori makine MPV.Sic edhe ideatoret e makines B-Class dikur jane shprehur kjo makine per kompanine Mercedes Benz eshte kombinimi perfekt i cmimit me cilesine.
Monday, April 28, 2014
Skoda Yeti
Skoda yeti eshte nje mini SUV qe ploteson me se miri nevojat e nje familjeje per nje hapsire te bollshme dhe per kursim te ardhurash,pasi kjo makine e bazuar ne Skoda yeti paraardhes ka te integruar teknologjine Green line dhe versioni me ekonomik eshte modeli 1.6 liter diesel me nje konsum mesatar te karburantit 3.83 l/100 km.Skoda yeti mund te kombinohet me modelin me marrshe automatike ose manuale dhe gjithashtu ne versionet 4x2 dhe 4x4.Ka nje shumellojshmeri lehtesirash te ndodhura ne kroskot duke permendur kompjuterin ne bord qe eshte edhe opsional,pra edhe mund te perfshihet edhe jo ne paketen perfundimtare te blerjes se makines.Eshte nje makine qe te fal shume kenaqesi ne pilotim pasi ju beheni njesh me makinen duke pasur kontroll te plote te makines tuaj.
Sunday, March 30, 2014
Opel mokka
Opel mokka eshte mini crossover qe deri tani te gjithe kane pritur.Prodhuesi Gjerman Opel ka menduar nje makine ku te kombinohen bashke kursimi dhe hapsira e bollshme ne nje makine mini "fouristrade".Slogani i Opel per kete makine eshte "BIG IN ATTITUDE,SMALL IN SIZE".Bleresit mund te zgjedhin midis motorrave te naftes dhe atyre e benzines duke e kombinuar ne 4x2 ose 4x4,mes marrsheve automatike dhe atyre manuale.Eshte nje makine shume e manovrueshme,sidomos per njerezit qe levizin shume brenda per brenda qytetit.Konsumi mesatar per modelin 4x2,kambio automatike,nafte eshte 4.5L ne 100km.
Monday, March 17, 2014
peugeot 208
Peugeot 208 eshte makina qe deri me sot te gjithe ju kerkoni,arsyeja?
Sepse peugeot 208 eshte ekonomike e sigurte me shume hapesire por qe nuk ju ze as shume vend.Eshte e thjeshte ne pilotim.Me nje konsum mesatar te karburantit 3.8 L ne 100 km peugeot eshte makina qe gjithmone keni kerkuar.
Sepse peugeot 208 eshte ekonomike e sigurte me shume hapesire por qe nuk ju ze as shume vend.Eshte e thjeshte ne pilotim.Me nje konsum mesatar te karburantit 3.8 L ne 100 km peugeot eshte makina qe gjithmone keni kerkuar.
Subscribe to:
Posts (Atom)



.jpg)
.jpg)