Saturday, December 19, 2015

Audi Q3

Audi Q3 eshte nje mini SUV (fouristrade) mjaft spacioze dhe ka nje raport te mrekullueshem cilesi cmim. Gjigandi gjerman ka menduar qe kjo makine te jete e pajisur me te gjitha cilesite dhe te mirat qe mund te ofroje nje fouristrade e permasave te medha brenda nje SUV-i kompakt dhe te perballueshem nga shumica e njerezve te cilet duan te ndihen te sigurte dhe te rrethuar nga luksi qe vetem nje kompani gjermane mund t'ju ofroje. Audi Q3 konkuron me rivalet e saj si BMW X1, Mercedes-Benz GLA Class dhe Range Rover Evoque, por cfare e ben kete makine ndryshe nga te tjerat? Kjo makine ofron veshje lekure dhe kondicioner edhe ne modelet e saj standarte ose baze, gjithashtu eshte nje makine te ciles nuk i bie vlera shpejt edhe pse vitet kalojne. Eshte e pajisur me nje mori airbag-esh ku mund te permendim ate qe ndodhet poshte timonit te shoferit dhe qe sherben per mbrojtjen e kembeve ne rast aksidenti dhe airbag-et e pasagjereve te cilet kane nje mbrojtje te dyfishte. Keto jane disa nga gjerat shtese qe jane perdorur ne sistemin e sigurise se udhetareve gje qe e dallon kete makine nga rivalet e saj. Kjo makine ka shenuar 5 yje ne testet e perplasjes, qe eshte maksimumi i sigurise, por s'kishte si te ndodhte ndryshe nga nje makine e cila sigurine e ka ne plan te pare. Ju mund te zgjidhni midis motorrave te naftes dhe atyre te benzines ku mund ti kombinoni sipas deshires tuaj me nje kambio manuale ose automatike. Eshte nje makine shume e rehatshme per rruge te largeta dhe gjithashtu ofrohet edhe me opsionin e sediljeve dhe timonit me ngrohje, per t'ju falur dite te ngrohta gjate dimrit te acarte. Cmimi i kesaj SUV-i fillon nga 27,000 euro, qe duhet thene eshte paksa i larte, por ia vlen nese keni ndermend qe per 10 vitet e ardhshme te jetoni te qete dhe pa shpenzime te tjera ekstra. Ka nje konsum karburanti prej 5.7 litrash per versionin e naftes kambio manuale qe eshte paksa i larte duke marre parasysh qe makinat e reja qe po dalin ne treg po shkojne gjithnje e me shume drejt nje konsumi sa me te vogel te karburantit dhe emetimeve te gazit ne atmosfere. Duhet thene qe eshte nje fouristrade edhe pse nuk ka versionin 4x4 qe mund te jete zhgenjyese per shume bleres por le te themi qe kjo makine eshte per ata qe duan te bien ne sy me nje makine edhe pse vitet kalojne makina mban te njeten bukuri dhe hijeshi sikur ta kishit blere sot. 

Thursday, August 6, 2015

Ford fiesta


Ford fiesta eshte ndoshta makina e pare qe secili nga ne mund te marre. Arsyeja? Ford fiesta eshte nje makine mjaft ekonomike dhe qe ofron cilesine dhe sigurine e makinave premium te cilat kushtojne disa mijera euro me shume per te mos permendur dhe dyfishin. Cmimi i kesaj makine fillon nga 9.789 euro. Duhet thene qe eshte nje makine mjaft e lire duke marre parasysh te gjitha opsionet qe kjo makine ofron. Ka nje konsum karburanti prej 4.5 L/100km per versionin e motorrit te naftes 1.6L ecoboost ku mund te kombinohet me kambio automatike ose manuale. Fiesta eshte nje makine mjaft komode dhe e rehatshme per distanca te largeta. Nuk duhet lene pa permendur se kjo makine ka nje "mori" opsionesh sigurie, ku mund te permendim 8 airbag-et kryesore te cilet jane te pozicionuar ne krahet e shoferit dhe te pasagjereve te tjere dhe tashme vjen edhe me nje airbag te 9-te i cili ndodhet poshte kembeve te shoferit dhe qe sherben per mbrojtjen e gjunjeve ne rast aksidenti. Persa i perket hapsires ne bagazh duhet thene qe Ford fiesta ka bagazhin me te madh krahasuar me makinat e tjera te te njejtit model dhe c'eshte me e mira kjo hapsire nuk ben kompromis me hapsiren e kembeve te pasagjereve ne sediljen e pasme. Nje lajm i mire per te gjithe ata qe e urrejne parkimin. Me nje pagese extra ju merrni edhe opsionin e parkimit automatik, pra me pak fjale s'ju mbetet gje tjeter vecse te merrni kenaqesine qe kjo makine ju ofron gjate pilotimit.

Thursday, April 23, 2015

Smart ForTwo


Smart ForTwo eshte makina perfekte per kedo qe vendos te bleje nje makine per here te pare. Eshte ekonomike dhe mjaft e sigurte pasi ka shenuar 5 yje ne testet e perplasjes. Eshte shume e lehte per tu parkuar pasi ka nje gjatesi prej vetem 2.69 metrash. Eshte nje makine qe nuk kushton shume dhe per kete arsye eshte perfekte per te rinjte qe sapo kane filluar nje pune por qe duhet te udhetojne per distanca te caktuara. Eshte nje makine dyvendeshe sic mund ta kuptojme edhe nga vete emri i modelit. Persa i perket llojit te motorrit ju mund te zgjidhni midis motorreve te ndryshme te benzines duke e kombinuar kete me kambio manuale apo automatike. Konsumi mesatar i karburantit eshte 4.1 litra per 100/Km.Mund te jete nje makine shume e mire per brenda qytetit por jo shume e rehatshme per distanca te largeta dhe sidomos ne shpejtesi te madhe pasi zhurma qe krijohet nga ferkimi me eren eshte pak shqetesuese dhe per me teper qe do i duhet rreth 17.5 sekonda per te kapur shpejtesine 100//km, kjo per shkak te motorreve jo shume te fuqishem. Ne teresi eshte nje makine qe te fal kenaqesi ne pilotim dhe qe vjen me 5 vjet garanci ku perfshihen edhe kontrollet e pervitshme.Ne qofte se po kerkoni makinen qe do ju pershtatet juve dhe jo ju asaj, kjo eshte zgjedhja e duhur.

Sunday, September 7, 2014

Chevrolet Captiva

Chevrolet Captiva SUV eshte nje SUV(fouristrade) mjaft e madhe qe ofrohet me 7 vende ku dy te fundit jane portative.Ka nje larmirshmeri opsionesh per te zgjedhur dhe me nje cmim te perballueshem.Captiva eshte nje makine rivale me Hyundai Santa Fe dhe Kia Sorento,por Captiva eshte me e lire per tu blere dhe me spacioze se keto te fundit. Kjo makine ne vetvete eshte shume e rehatshme ne pilotim madje edhe ne distanca te gjata,por motorri mund te behet shume i zhurmshem ne shpejtesi te medha gje qe mund te shkaktoje shqetesim te shoferi dhe pasagjeret.Bagazhi i ketij SUV-i nuk eshte shume i madh duke marre parasysh qe eshte shtate vendeshe por kur dy sediljet e fundit palosen bagazhi i kesaj makine nuk ka te krahasuar me makinat e tjera te se njejtes kategori.Persa i perket konsumit te karburantit ku mund te dallojme versionin me ekonomik,shkoni per versionin Turbo Diesel qe eshte i disponueshem me 161 ose 181 kuaj fuqi ku konsumi mesatar i karburantit eshte 5.3 l/100 km duke emetuar 164g CO2/km.Duke kaluar te siguria kjo makine nuk ka shenuar piket maksimale te testet e perplasjeve duke marre 4 nga 5 yje gjithsej.Pjesa e brendshme e Captiva nuk eshte e cilesise qe te gjithe presin nga nje makine Amerikane pasi kroskoti eshte prej plastike dhe jo prej lekure apo materjale te tjera qe jemi mesuar te shohim shpesh te makinat europiane,por eshte nje makine shume e leverdisshme qe vjen me 3 vite garanci duke perfshire edhe sherbimet baze vjetore qe u behen rregullisht cdo makine.

Friday, September 5, 2014

Mercedes Benz B-Class

Mercedes Benz B-Class mini MPV eshte nje makine mjaft spacioze.B-Class ka nje numer te pafund opsionesh ku ju mund te zgjidhni dhe ta pershtateni makinen sipas nevojave tuaja personale.Eshte nje makine e cila hyn ne kategorine" LUKSOZE" krahasuar me rivalet e saj te markava te tjera.Ky mini MPV eshte nje makine mjaft ekonomike persa i perket konsumit te karburantit ku mund te dallohet motorri me nafte B180 CDI ECO,ku konsumi mesatar i karburantit eshte 3.2 l/100 km.Nuk eshte nje makine e zhurmshme madje edhe ne shpejtesi deri 120 km/ore pasi dizajni aerodinamik ul ferkimin e eres me "kuverten" e makines.Ju sygjerojme te shkoni per versionin me kambio automatike pasi ju krijon me shume lehtesi ne manovrim.Cilesia e perberjes se dizanjit te brendshem nuk ka te krahasuar.Kroskoti eshte prej lekure pothuajse ne te gjithe versionet dhe gjithashtu mund te zgjidhni te keni edhe nje kompjuter ne bord per t'ju thjeshtuar punen me pjesen e butonave ne kroskot.Mercedes Benz B-Class ka nje cmin me te shtrejte krahasuar me rivalet e saj Ford C-Max dhe Toyota Visto por kjo eshte ne varesi te buxhetit personal dhe te asaj qe klienti vendos te investoje per makinen e tij/saj.Pergjithsisht eshte menduar si nje makine familjare pasi hapesira e bagazhit s'ka te krahasuar me makitat e tjera te po te njejtes kategori makine MPV.Sic edhe ideatoret e makines B-Class dikur jane shprehur kjo makine per kompanine Mercedes Benz eshte kombinimi perfekt i cmimit me cilesine.

Monday, April 28, 2014

Skoda Yeti

Skoda yeti eshte nje mini SUV qe ploteson me se miri nevojat e nje familjeje per nje hapsire te bollshme dhe per kursim te ardhurash,pasi kjo makine e bazuar ne Skoda yeti paraardhes ka te integruar teknologjine Green line dhe versioni me ekonomik eshte modeli 1.6 liter diesel me nje konsum mesatar te karburantit 3.83 l/100 km.Skoda yeti mund te kombinohet me modelin me marrshe automatike ose manuale dhe gjithashtu ne versionet 4x2 dhe 4x4.Ka nje shumellojshmeri lehtesirash te ndodhura ne kroskot duke permendur kompjuterin ne bord qe eshte edhe opsional,pra edhe mund te perfshihet edhe jo ne paketen perfundimtare te blerjes se makines.Eshte nje makine qe te fal shume kenaqesi ne pilotim pasi ju beheni njesh me makinen duke pasur kontroll te plote te makines tuaj.