Sunday, September 7, 2014

Chevrolet Captiva

Chevrolet Captiva SUV eshte nje SUV(fouristrade) mjaft e madhe qe ofrohet me 7 vende ku dy te fundit jane portative.Ka nje larmirshmeri opsionesh per te zgjedhur dhe me nje cmim te perballueshem.Captiva eshte nje makine rivale me Hyundai Santa Fe dhe Kia Sorento,por Captiva eshte me e lire per tu blere dhe me spacioze se keto te fundit. Kjo makine ne vetvete eshte shume e rehatshme ne pilotim madje edhe ne distanca te gjata,por motorri mund te behet shume i zhurmshem ne shpejtesi te medha gje qe mund te shkaktoje shqetesim te shoferi dhe pasagjeret.Bagazhi i ketij SUV-i nuk eshte shume i madh duke marre parasysh qe eshte shtate vendeshe por kur dy sediljet e fundit palosen bagazhi i kesaj makine nuk ka te krahasuar me makinat e tjera te se njejtes kategori.Persa i perket konsumit te karburantit ku mund te dallojme versionin me ekonomik,shkoni per versionin Turbo Diesel qe eshte i disponueshem me 161 ose 181 kuaj fuqi ku konsumi mesatar i karburantit eshte 5.3 l/100 km duke emetuar 164g CO2/km.Duke kaluar te siguria kjo makine nuk ka shenuar piket maksimale te testet e perplasjeve duke marre 4 nga 5 yje gjithsej.Pjesa e brendshme e Captiva nuk eshte e cilesise qe te gjithe presin nga nje makine Amerikane pasi kroskoti eshte prej plastike dhe jo prej lekure apo materjale te tjera qe jemi mesuar te shohim shpesh te makinat europiane,por eshte nje makine shume e leverdisshme qe vjen me 3 vite garanci duke perfshire edhe sherbimet baze vjetore qe u behen rregullisht cdo makine.

No comments:

Post a Comment